Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Po inspektonte punimet, vritet kryetari i bashkisë

21:21 / July 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agustin intriago
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra rezidentë morën pjesë sot në funeralin e Agustin Intriago, kryebashkiaku i qytetit ekuadorian Manta, i cili u qëllua dje për vdekje teksa inspektonte punën në qytetin port. Në sulmin e rëndë u vra dhe një kalimtare dhe u plagosën dy nga sulmuesit sipas autoriteteve.

Agustín Intriago u qëllua disa herë nga sulmuesit dje në Manta teksa përshendeste sportisten vendase Ariana Estefanía, e cila gjithashtu humbi jetën.

Bashkëshortja e Intriago, Rosita Saldarriaga, tha se zemra e saj dhe e fëmijëve ishin copëtuar nga vrasja. Policia ende nuk ka konfirmuar një motiv por raportonte se Intriago kishte marrë kërcënime së fundmi.

Kryebashkiaku u qëllua nga sulmuesit që erdhën me një kamionçinë, dhe më pas u shpall i vdekur në spital. Një i dyshuar u arrestua, tha kreu i policisë Edwin Noguera, ndërsa një tjetër arriti të shpëtonte.

Intriago ishte rizgjedhur në shkurt për një mandat të dytë katër-vjeçar. Në momentin e vrasjes ai ishte duke inspektuar punimet në një impjant të ri të kanalizimeve.

Vrasja ka shokuar Ekuadorin ku sulmet mbi zyrtarët e zgjedhur deri tani kishin qenë të rralla. Qytetet port si Manta ku qeveriste i ndjeri Intriago, janë prekur nga rritja e dhunës së bandave të trafikut që nisin mallrat ilegale drejt Evropës e SHBA.

Agustin Intriago Ekuador Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.