Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë pasi ka vjedhur dy automjete në Tiranë. Ai dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor. Në dy rastet që ka vjedhur makinat, ai është përfshirë në aksident.
Pas verifikimit të automjetit tip “Volksëagen”, të përfshirë në aksident, ka rezultuar se ky automjet, ishte vjedhur në Fushë-Farkë.
Shtetasi F. F., pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, pas disa minutash është larguar nga spitali. Në momentin që është larguar, në parkingun e spitalit, ka vjedhur një automjet tjetër tip “Ford”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të Komisariatit Nr. 4, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor, janë vënë në ndjekje të tij.
Gjatë tentativës për tu larguar, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi F. F., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe si pasojë automjeti është përplasur me disa automjete të tjera.
