Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa thotë se vendimi për të tkurrur anëtarësinë e partisë për zgjedhjet e 29 korrikut është marrë në bazë të nenit 25 të statutit.
I ftuar në studion e emisionit “Log.”, Sefa u shpreh se ata anëtarë nuk janë përjashtuar, por thjesht nuk do të kenë të drejtën e votës.
“Vendimi u mor në bazë të nenit 25 të statutit të PD, anëtarët me të drejtë votë janë ata që përmbushin kushtet dhe marrin pjesë në mënyrë sistematiket në takimet e organeve të partisë.
Asnjë nga ata anëtare nuk është përjashtuar, por nuk kanë të drejtën e votës sipas nenit 25 të statutit. Këtë statutin nuk e kam bërë unë. Ka 15-20 vjet pa ndryshuar. Anëtarë partie janë të gjithë, ndërsa anëtarë me të drejtë vote ndryshon”, sqaroi Sefa.
Po ashtu, Sefa lexoi në studio edhe një mesazh kërcënues që ja kanë dërguar.
“Ti je bërë një bandit dhe kriminel, je një bashkëpunëtor i Ramës dhe PS ku ti dhe Basha jeni paguar për të vjedhur PD. Populli shqiptar do të heqë qafe”, lexoi Sefa.