Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rrezikoni të prekeni nga 3 sëmundjet më vdekjeprurëse”, Brataj: Bëni kujdes në det gjatë ditëve të nxehta

15:48 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambulanca pogradec 840x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë verë të nxehtë janë shtuar ndjeshëm rastet e personave që kanë humbur jetën sapo janë futur në det. Rasti më i fundit ishte ai i një dite më parë në Velipojë ku ndërroi jetë një 20-vjeçar si pasojë e arrestit kardiak.

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN nga ku foli për këto ngjarje të rënda, për të cilat tha se shkak është moti shumë i nxehtë dhe pakujdesia e këtyre personave.

Ai theksoi se nëse nuk tregohet kujdes dhe pas një aktiviteti të shtuar në bregdet futesh menjëherë në ujë rrezikon të prekesh nga 3 sëmundjet më vdekjeprurëse.

“Dua të theksoj se personat e shëndoshë janë më pak të informuar ose më pak të kujdesur për jetën e tyre, pasi fizikisht ndjehen mirë. Kur temperaturat janë të larta, trupi humbet lëngjet, prishet ekuilibri në organizëm. Ne kemi një qendër rregullimi në tru, që sado të jetë temperatura e ambientit, mban konstante temperaturën e trupit. Kur ti ekspozohesh në orët me diell, kur ti kryen aktivitet fizik në ato orare, ajo djersitja ka dy efekte negative. E para, mund të ulë presionin e gjakut dhe mund të humbasësh koshiencën. E dyta që është edhe më e rrezikshme, për të gjitha moshat kemi koncentrim të gjakut, ose humbja e përbërësve të gjakut, shkakton tromboza. Nëse ajo është në zemër të jep infarkt të miokardit, nëse ndodh në trup të shkakton infarkt të trurit, por mund të ndodhë edhe në pulmone. Këto janë 3 sëmundjet më vdekjeprurëse nëse i merr në totalin e sëmundshmërisë që ndodh”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Neutralizohen flakët në Drenovë të Mallakastrës, dogjën 10 hektarë me ullinj dhe pyll

17:26 / August 1, 2026

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, pritet ekstradimi në Shqipëri, SPAK del me njoftim zyrtar

16:37 / August 1, 2026

Dikur i burgosur prej besimit sot kardinal, Ernest Troshani rikthehet në Spaç për meshën e veçantë

15:54 / August 1, 2026

Qindra besimtarë në pelegrinazh në Teqenë e Baba Jashar Krenës në Bulqizë, nderohet figura e klerikut bektashi

14:36 / August 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.