Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Një i vrarë, dy të plagosur dhe dy vëllezër pas hekurave”, si nisi sherri mes shqiptarëve në Itali

16:06 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Autoret e dyshuar te ngjarjes vellezerit Ilmi dhe Klinton Rakipaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një arsye banale dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes shqiptarëve pasditen e së dielës në Padova të Italisë, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën 2 të tjerë.

Për ngjarjen e rëndë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje e tentativë vrasje. Ata u kapën rreth 12 orë pas krimit, gjatë kohës që po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë.

Këtë të mërkurë ata pritet që të merren në pyetje dhe do dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërsa të enjten, pritet të kryhet autopsia mbi trupin e viktimës, për të kuptuar se cilat ishin goditjet që i shkaktuan atij vdekjen. Sa i përket dy të plagosurve, ata vijojnë të ndodhen në spital.

Ngjarja në fjalë ndodhi në hyrje të godinës ku të rinjtë shqiptarë jetonin. Por ndryshe nga sa u dyshua në fillim, motivet nuk kanë lidhje me asgjë kriminale. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penale. Sipas mediave italiane që citojnë karabinierët, miqtë u përfshinë në sherr për shkak të ardhjes së një shoku të ri dhome. Kjo duket se është edhe pista kryesore e ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë lagjen e Forcellini pasditen e 23 Korrikut.

Autoritetet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, një thikë kuzhine, e cila u gjet brenda apartamentit ku jetonin të rinjtë, së bashku me thikat e tjera të përdorura nga autorët e dyshuar. Pas krimit, vëllezërit Rakipaj ishin rikthyer në shtëpi për të bërë gati një çantë në mënyrë që të arratiseshin, pa u shqetësuar që t’i fshihnin thikat.

Albert Deda

Albert Deda Ilmi dhe Klinton Rakipaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

President Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri

14:20 / September 3, 2026

Kërcënohet pronari i hotelit/ Vlorë, persona të armatosur i vendosin “gjobë” biznesmenit

14:13 / September 3, 2026

Trump ‘i gdhendur’ në monedhën 1 dollar, presidenti i parë që e bën këtë në një shekull

14:02 / September 3, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.