Agjencia e inteligjencës kriminale e Australisë ka shkruajtur se biznesmeni dhe politikani shqiptar, Tom Doshi dyshohet se është drejtues i një grupi kriminal në Australi, që kryen mashtrime imigracioni, trafik droge dhe pastrim parash.
“Në fakt, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kam qenë mbështetës i fuqishëm i luftës kundër këtyre aktiviteteve. Unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë ‘klan kriminal’ shqiptar me bazë në Australi, apo me ndonjë kriminel shqiptar kudo. Vëllezërit e motrat e mia dhe fëmijët e tyre janë gjithsej 33. Unë kam pak ose aspak kontakt me ta përveçse i takoj në funerale apo festime familjare.”, është shprehur Doshi.