Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania dërgon aksidentalisht e-mail të klasifikuara aleatit të Putinit

11:00 / July 28, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
email 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i kanë dërguar e-mail që përmbanin informacion të klasifikuar një aleati të ngushtë rus.

Një “numër i vogël” mesazhesh të destinuara për departamentin e mbrojtjes së SHBA-së u dërguan në Mali për shkak të mungesës aksidentale të shkronjës “i” në një adresë elektronike.

Zyrtarët britanikë i dërguan emailet në një adresë që përfundonte me domenin “.ml” të kombit afrikano-perëndimor, në vend të “.mil” të Pentagonit.

Mediat e huaja shkruajnë se i njëjti gabim u zbulua javën e kaluar në SHBA që rezultoi me dërgimin e miliona emaile ushtarake tek shteti i Malit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se “ne kemi hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u përcollën gabimisht në një adresë të pasaktë të postës elektronike. Ne kemi besim se ato nuk përmbajnë asnjë informacion që mund të rrezikojë sigurinë operacionale ose të dhënat teknike. I gjithë informacioni i ndjeshëm ndahet në sisteme të krijuara për të minimizuar rrezikun e keqdrejtimit”.

Ndërkohë, Vladimir Putin ka premtuar grurë falas për Malin pas ndërprerjes së marrëveshjes me Ukrainën për drithëra.

Mercenarët e Wagnerit gjithashtu janë të vendosur në Mali për të luftuar përkrah ushtrisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026

New York ndalon përdorimin e Inteligjencës Artificiale për nxënësit në shkolla

13:23 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.