Ish-lojtari i Kombëtares holandeze, David Mendes da Silva është dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Ai është shpallur fajtor për importimin e dy ngarkesave kokainë me peshë 74 dhe 105 kilogramë.
Përveç ndihmës për importimin e drogës në Holandë, Mendes da Silva është shpallur fajtor edhe për shitjen e tyre. Ai u arrestua në gusht 2022, si pjesë e një hetimi të gjerë të importit të drogës.
Gjatë kohës së tij si një futbollist profesionist, Mendes da Silva luajti për Sparta Rotterdam, Ajax, NAC Breda, AZ, Red Bull Salzburg dhe Panathinaikos dhe mbrojti 7 herë ngjyrat portokalli me kombëtaren e Hollandës.