Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Të shtënat me armë dhe hedhja e granatës gjatë koncertit të Mozzik/ Arrestohet një 21-vjeçar, vjen reagimi i reperit: Policia…

23:06 / July 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mozzik. 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e enjten reperi Mozzik ka zhvilluar si zakonisht një nga koncertet e tij në Gjilan.

Por energjia e mirë dhe muzika u ndërpre kur një 21-vjeçar hodhi një granatë dore duke u pasuar me gjuajtje me armë zjarri. Sapo ka marrë lajmin Policia e Kosovës ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

Mozzik përmes pamjeve të publikuara në InstaStory, ka shfaqur momentet kur policia ka qenë pjesë e investigimit të ngjarjes.

Mësohet se koncerti është ndërprerë për çështje sigurie dhe të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të sigurt nga ambientet e “club-it”.

Në njoftimin e policisë thuhet se :

“Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

mozzik

gjilan koncert mozzik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.