Një person ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në fshatin Rëmenj.
Sipas policisë, në banesën e shtetasit F. T. ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
