Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Maliq/ Hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vetëvra, 55-vjeçari që ekzekutoi bashkëshorten la një letër…

11:30 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maliq 1 770x422 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hapi zjarr ndaj policisë dhe më pas u vetëvra. Kështu deklaron policia e Korçës pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku 55-vjeçari Gjergji Mullalli vrau me armë zjarri gruan Luiza dhe më pas e hodhi në një pusetë.

Ditën e sotme, Mullalli është vetëvrarë pas rrethimit nga policia në një banesë të braktisur. Në momentin që autori është gjetur nga policia, ai ka hapur zjarr dhe më pas është vetëvrarë.

Sipas burimeve nga Policia, Mullalli pasi vrau gruan, kishte shkruar letër që do të vriste veten.

Gjergj Mullalli

46-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve u vra ditën e djeshme kur sapo ishte kthyer nga puna në banesë. Çifti nuk jetonin bashkë dhe ishin në proces divorci.

Ka qenë djali i viktimës, i cili kur është kthyer në banesë nuk e ka gjetur nënën dhe ka alarmuar familjarët e tjerë dhe më pas policinë. Gruaja u gjet e vrarë dhe e hedhur në një gropë septike.

Familjarët deklaruan se autori, ishte i alkoolizuar dhe kishte ushtruar gjithmonë dhunë ndaj gruas, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Informacion shtesë:

Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.

Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.