Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Flutura Açka: Gazmend Bardhin e humbi qetësinë, nga aspirata për t’u bashkuar me Berishën!

15:28 / July 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Acka f
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka ka komentuar zgjedhjet për kreun e PD-së si dhe përplasjet e fundit.

Açka deklaroi se ka garë për kreun e PD-së përderisa ka dy kandidatë, teksa shprehu dhe vlerësimet e saj për Lulzim Bashën e Gjergj Hanin. Ajo tha se gjithçka ka nisur nga mbledhja e 6 qershorit.

“Secili ka të drejtën e tij të ketë mendimin ndryshe dhe ta bëjë publik. Çështja është që e gjitha nis nga mbledhja e 6 qershorit. Një pyetje publike, a është legjitime mbledhja e kryesisë së PD-së e 6 qershorit, ishte e organizuar nga vetë sekretari i përgjithshëm i PD-së.

A është kjo mbledhje legjitime? Dhe vendimet e një mbledhje legjitime a janë legjitime? Pastaj kuvendi është rezultat i një mbledhjeje tjetër legjitime. Di të them që në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për herë të parë kam parë demokratë të qeshur.

Dhe pata një lloj turpërimi në thonjëza që nuk i kisha takuar. Çfarë bëri lidershipi gjatë 1 viti e gjysmë? Përse e krijoi këtë hendek të madh. Këto këshilla kombëtarë janë vetëm të sforcuara dhe nuk çojnë ujë atje ku duhet të çojnë ujë.

A është kjo rruga e duhur. Jemi të detyruar që vendimet e asaj mbrëmjeje t’i respektojmë në emër të demokratëve. Kjo është një gjë e qartë”, tha Açka.

Sipas saj, aspirata e vazhdueshme që me z. Berisha mund të bëhej marrëveshje, ndoshta e pengoi Gazment Bardhin për t’i parë gjërat me qetësi.

“Me z. Bardhi kam një njohje edhe më të thelluar se me z. Basha. Kemi bërë bashkë një betejë në Elbasan. Unë e kuptoj që z.Bardhi e njeh më afër partinë, më brenda, problemi është, ndoshta kjo aspiratë e vazhdueshme që me z. Berisha mund të bëhej marrëveshje, kjo ndoshta e pengoi z. Bardhi për t’i parë gjërat me qetësi.

Sot në këto kushte PD nuk mund të bashkohet. Atëherë cila është zgjidhja? Ne duhet të lexojmë rezultatin e 14 majit qartë. Është momenti që këto pjesë të forcohen”, tha Açka në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Bardhin flutura acka qetesine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.