Në një lidhje telefonike, për emisionin “Të Paekspozurit” të gazetarit Ylli Rakipit, u shpreh se nuk kërkon pushtet në tavolinë.
Kreu i Partisë Lulzim Basha, ka folur dhe një herë në lidhje me aksionin opozitar, që e quan si aksion për çlirim e vendit dhe kthimit të demokracisë. Në një lidhje telefonike, për emisionin “Të Paekspozurit” të gazetarit Ylli Rakipit, u shpreh se nuk kërkon pushtet në tavolinë.
“Mos i bini fyellit në një vrimë, se nuk është virtytë në gazetari”, u shpreh Basha duke treguar një pjesë platformës së tij se si do të qeverisë PD nëse do të vij në pushtet.
Pjesë nga biseda
Duket që aksioni i opozitës nuk është i qartë dhe po shkon drejt kërkimit të një pushteti në tavolinë. Si do të realizohet ky aksion i juaj?
Opozita nuk kërkon pushtet në tavoline dhe nuk kërkon pushtet. Kjo betejë është për rregullat bazë të demokracisë. Ne sot jemi pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë dhe me Prokurori të kapur. Jemi në rekord të bashkëpunimit të krimit me pushtetit. Jemi në krizë politike dhe krizë kushtetuese. Opozita kërkon që të kthehet themeli i bashkësisë demokratike, që të kthehet vota e lirë.
Ju nuk keni një platformë për qeverisje, që nuk do bëjmë si Rama por do të jetë ndryshe?
Platforma jonë për oligarkinë nuk është thjesht një platformë por një ligj. Ne i kemi përmendur me emra dhe mbiemra. Mos i bini fyellit në një vrimë, se nuk është virtytë në gazetari. Kemi një platformë kundër oligarkisë dhe e kam shpjeguar disa herë. Partia Demokratike ka një zgjidhje për vendin, ka një platformë të qartë.
Si e mendoni ju qeverinë tranzitore? Pse mendoni se kjo qeveri mund të jap zgjidhje probleme që kanë 30 vite në Shqipëri?
Rama nuk mund të jetë më Kryeminsitër në zgjedhje, pasi ai është dhunues i zgjehdjeve.