Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës, Edona Maloku Bërdyna ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj për arsye subjektive.
Dorëheqjen ajo ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti, duke thënë se e ka të pamundur të vazhdojë më tej angazhimin e saj në këtë detyrë.
“Ju njoftoj se dje, më 31 korrik 2023, kam përmbyllur rrugëtimin tim si Zëvendësministre për Arsim, Shkencë, Teknologji dhe Inovacion në Qeverinë e Kosovës. Për shkaqe subjektive, e kam të pamundur të vazhdoj më tej angazhimin tim në këtë detyrë dhe rrjedhimisht, i kam dorëzuar dorëheqjen time Kryeministrit Kurti. Takimin përshëndetës me Kryeministrin e zhvilluam në frymë shumë pozitive siç ka qenë edhe bashkëpunimi me të dhe gjithë kolegët e qeverisë gjatë kësaj detyre. Kryeministrin Kurti e falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë, mbështetjen dhe afërsinë e treguar në këto dy vite shërbim. Në Qeverinë e Kosovës kam punuar me përkushtimin maksimal personal e profesional.
