Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Radhimë të Vlorës.
Mësohet se i riu u kap duke ndezur zjarr, i cili rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe afër banesave në fshatin Radhimë.
Gjatë kontrollit, 26-vjeçarit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël lënde narkotike kanabis.