Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kanadaja vendos etiketa paralajmëruese në çdo cigare

22:36 / August 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cigare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanadaja do të jetë shteti i parë që do vendosë direkt në çdo cigare mesazhet paralajmëruese, në përpjekje për të mbajtur larg duhanpirjes të rinjtë dhe për të inkurajuar lënien e tij. Paralajmërimet, që do të jenë në gjuhën angleze dhe frënge, do të përfshijnë fraza si “Cigaret shkaktojnë kancer” dhe “Helm në çdo thithje”.

Paketa e re e rregullave për duhanin, sipas asaj që shkruan BBC, do të hyjnë në fuqi këtë të martë. Ndërsa duke nisur nga viti i ardhshëm, kanadezët do të nisin të shohin frazat e reja paralajmëruese.

Deri në Korrik të 2024 prodhuesit duhet të sigurohen që paralajmërimet të jenë tek të gjitha llojet e cigareve dhe deri në fund të Prillit 2025, të gjitha letrat dhe filtrat për duhanin e dredhur duhet të kenë po ashtu këto paralajmërime.

Frazat do të shfaqen edhe në filtra, përfshirë paralajmërime për dëmtimin e shëndetit të fëmijëve, dëmtimit të organeve, shkaktim të impotencës dhe leucemisë.

Në Maj, Ministria kanadeze e Shëndetësisë tha se rregullorja e re do ta bëjë të pamundur që këto paralajmërime të shmangen në produktet e duhanit.

Deri në 2026-n pritet që të shtohen edhe 6 fraza të reja në cigare.

Lëvizja është pjesë e përpjekjeve të Kanadasë për të ulur përdorimin e duhanit në më pak se 5 % deri në 2035-n dhe vjen pas një periudhe 75 ditore konsultimi publik që nisi vitin e shkuar.

Duhani Kanada reklame
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.