Erykah Badu ka akuzuar Beyonce-n se i ka vjedhur stilin e veshjes në turneun e saj aktual botëror “Renaissance”.
Krijuesja e hitit “Window Seat”, 52 vjeç, ndau në rrjetet sociale ngjashmërinë midis stilit të saj dhe atij të Beyonce-s.
Duke ndarë postimin e Beyonce-s, ku duket me kokën ulur dhe një fanellë sportive me shkëlqim, Badu shkroi: “Hmmm”.
Më pas ajo ndau një postim të saj me një kapele thuajse identike sipër të cilës ka shkruar: “Unë mendoj se jam stiliste e të gjithëve”.