Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balla takim me inspektorin e Lartë të Drejtësisë: Ndëshkim çdo magjistrati që shkel ligjin

10:20 / August 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi ditën e sotme një takim me Inspektorinn e  Lartë të  Drejtësisë, Artur Metani.

Gjatë takimit, ministri Balla i shprehu Metanit shqetësime, lidhur me disa vendimarrje të magjistratëve, në kuadër të hetimit apo gjykimit të veprave penale kundër mjedisit, duke vënë theksin tek procedimet në rastet e zjarrvënës.

Gjithashtu Balla shprehu shqetësimin e tij lidhur me shmangien në disa raste të ndëshkimeve të ashpra në rastet e armë-mbajtjes pa leje.

Nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Metani u shpreh angazhimi maksimal i verifikimit të rasteve të tilla, si dhe trajtimi i tyre me prioritet. Z. Metani garantoi se çdo magjistrat që shkel ligjin do të ndëshkohet, në përputhje me parimet dhe rregullat e legjislacionit në fuqi dhe se cdo proces do të zhvillohet në përputhje e respekt për rolin dhe pavarësinë e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Ministri i Brendshëm bashkëndanë vullnetin e dy institucioneve që drejtojnë, për rritjen e bashkëpunimit, duke theksuar nevojën për shkëmbimin e informacioneve apo të dhënave në rrugë zyrtare, mbi sjellje apo vendimmarrje konkrete të magjistratëve, të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore dhe duhet të trajtohen nga ana e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.