Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kredi për administratën publike me zero interes/ Përfitojnë vetëm tre kategori punonjësish

14:50 / August 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kredi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes. Vendimi për skemën mbështetëse është publikuar në fletoren zyrtare dhe në total do të shpërndahen 300 kredi.

Por përfitues nga kjo mbështetje do të jenë vetëm tre kategori punonjësish mjekët, policët dhe ushtarakët.

Efektivët e policisë dhe ushtarakët e Forcat e Armatosura që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 do të shpërndahen 100 hua për mjekët e sistemit shëndetësor publik, 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.

Përzgjedhja e fituesve do të realizohet në bazë të disa kritereve  dhe kushteve. Në fokus do të jenë ato familje që nuk disponojnë banesë në pronësi, banojnë në shtëpi në rrezik shembjeje, kanë ngelur ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Po ashtu favorizime do të ketë edhe për ato familje që që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.

Ndërkohë për mjekët janë parashikuar disa kritere të tjera të jenë të  punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare.

Në vendim nuk ka një shumë  e cila vihet në dispozicion ndërsa për zbatimin ngarkohen tre ministritë përkatëse.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.