Fermerët në Greqi ankohen për mungesën e krahut të punës për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të sezonit.
Mediat greke shkruajnë se vetëm rajoni i Peloponezit ka nevojë për 50 000 – 60 000 punëtorë nëpër fusha gjatë sezonit të vjeljeve, por vazhdimisht haset deficit në këtë drejtim, pasi shqiptarët që më parë bënin këto punë, ose janë orientuar në sektorë të tjerë, ose janë larguar për në vendet e tjera të BE-së, kurse të tjerët që ndodhen aty nga Pakistani apo Bangladeshi, zor se “shtrohen” nëpër fusha.
Një fenomen i tillë ka bërë që edhe vetë grekët t’i shtrohen punës nëpër fusha tashmë, ku krahas atyre që kanë nevojë për para, janë edhe vetë pronarët që po japin një dorë, ndryshe nga shumë vite më parë.
