Nisur nga goditjet nga kurset e këmbimit, shoqatat e Eksportit u janë drejtuar me një letër drejtuesve të institucioneve financiare në vend me anë të së cilës kërkojnë asistencë për politikat monetare dhe fiskale.
Shoqatat e eksportit shprehin shqetësimin se nga luhatjet e kursit të këmbimit do të preken nga goditje të jashtme. “Kjo situatë është ndjerë më shumë vitet e fundit. Zhvlerësimi i monedhës euro është rreth 20% dhe rreth 13% me bazë vjetore” .
Në letër nënvizohet se forcimi i monedhës kombëtare nuk po vjen nga forcimi i ekonomisë së vendit për shkak të rritjes së produktivitetit, rritjes së konkurencës, rritjes së investimeve të huaja direkte dhe të ardhurave nga remitancat. Duke qenë e kundërta e vërtetë, vijon më tej letra, luhatjet e përkohshme po i dëmtojnë rëndë eksportuesit dhe turizmin.
