Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Noti në det/ Efektet pozitive në shëndet

14:30 / August 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
swim ocean scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi. Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati.

Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti.

Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën.

Sistemi imunitar

Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale, amino acide dhe mikroorganizma të gjallë që munden të shërbejnë si antibiotikë duke promovuar shëndet të mirë.

Gjatë notit, përbërësit e ujit të detit, të ngjashëm me plazmën e gjakut të njeriut përthithen lehtësisht dhe shfrytëzohen nga organizmi. Aroma e detit me një rrymë jonesh të ngarkuara negativisht dhe molekula që ngjiten në mushkëri, e bëjnë sistemin imunitar më të fortë.

Për më tepër, ekspertët janë të mendimit se noti në ujëra të kripur çel poret e lëkurës dhe lejon përthithjen e mineraleve të detit dhe largon toksinat që shkaktojnë sëmundje nga trupi.

Qarkullimi i gjakut

Noti në ujë të kripur lehtëson qarkullimin e gjakut. Sistemi qarkullues që përbëhet nga zemra, kapilarët, arteriet dhe venat e transferon gjakun e pasur me oksigjen nga zemra në trup dhe më pas e kthen atë në zemër sërish.

Në faqen e internetit Thalasso Experience shpjegohet se thalasoterapia që e përmendëm më lart, ka si qëllim të rrisë qarkullimin e gjakut.

Noti ose qëndrimi në ujë të kripur përmirëson qarkullimin e gjakut dhe rikthen mineralet thelbësore të shpërbëra nga stresi, kequshqyerja, helmet mjedisore e të tjerë.

Mirëqenia

Uji i detit rekomandohet për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien. Noti në det aktivizon mekanizmat shërues të trupit dhe përshpejton shërimin nga probleme si azma, bronshiti, inflamacionet, dhimbje të ndryshme etj.

Uji i detit është i pasur me magnez dhe mundet të qetësojë muskujt, pakësojë stresin dhe nxisë gjumin. Magnezi ndihmon në zbutjen e nervave dhe irritimit dhe nxit një ndjesi qetësie të nevojshme.

Lëkura

Magnezi ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e paraqitjes së lëkurës tuaj. Një studim i publikuar në Shkurt të 2005 në “International Journal of Dermatology,” thotë se të bërit banjë me solucione kripore të pasura me magnez nga Deti i Vdekur përmirëson lagështinë e lëkurës.

Njerëzit që kishin lëkurë të thatë dhe që morën pjesë në studim e futën njërin parakrah në një enë me solucion që përmbante 5% kripë nga Deti i Vdekur dhe tjetrin në ujë të zakonshëm.

Shkencëtarët zbuluan se solucioni me kripë përmirëson hidratimin e lëkurës dhe pakëson simptomat e inflamacionit në lëkurë siç janë skuqja dhe ashpërsia e saj. Përmirësimet në lëkurë iu atribuan përmbajtjes së lartë të magnezit në kripën që vinte nga Deti i Vdekur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Truri në laborator, mbijeton për 5 vite

15:38 / September 1, 2026

Epidemia e virusit ‘Ebola’, vazhdon të përkeqësohet/ Sipas OBSH-së shtimi i rasteve ka pësuar rritje të konsiderueshme

18:00 / August 30, 2026

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

12:20 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.