Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DETAJET/ Vrasja e vëllezërve Bilali, arrestohen dy autorët e dyshuar

09:16 / April 26, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bilali 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e dy vëllezërve Bilali më 30 mars, duke vënë në pranga dy autorët e dyshuar të ngjarjes, dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Shkodrës, si autorë të dyshuar janë arrestuar A. S., 29 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, të dy nga fshati Mjedë, bashkia Vau i Dejës, të dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes, si dhe e shtetasit D. B., 29 vjeç, për veprën penale të “Përkrahja të autorit të krimit”. Vijon operacioni për gjetjen dhe kapjen e tyre.

Pas hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rezulton se shtetasit e lartpërmendur kanë planifikuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Lexo edhe- Lufta mes familjeve, vrasjet më të bujshme që tronditën Shkodrën

Si rezultat i punës së vazhdueshme intensive me metodat speciale të hetimit, nga grupi i posaçëm hetimor, u bë sigurimi i provave materiale dhe shkencore, të cilat çuan në dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Vazhdon puna për hedhjen dritë mbi motivin e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

NGJARJA


Dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali mbetën të vrarë pranë shtëpisë së tyre në lagjen Kiras. Ky mbiemër nuk është i panjohur për shkodranët. Një prej viktimave, Astriti është babai i ish boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali. Ky i fundit në vitin 2012 u kualifikua për në Lojërat Olimpike “Londër 2012”. Aktualisht ai është i arrestuar si pjestar i grupit Bajri.

Emri i 29-vjeçarit Asmer Bilali u bë i njohur mediatikisht në kohën kur mbeti i vrarë Arjan Ferracaku. Gjithashtu, ai është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Lexo edhe- Vriten dy vëllezërit Bilali në Shkodër

autoret vëllezërit Bilali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.