Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Muzikë e lartë në lokal dhe zaptim i plazhit publik, procedohen penalisht 3 persona në Ksamil

16:55 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
top 10 things to see and do in sarande albania davidsbeenhere 60 980x552 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Sarandës ka evidentuar 2 raste të ndotjes akustike që shkaktohej nga muzika e lartë në dy lokale në Ksamil. Si pasojë 2 administratorët e këtyre subjekteve janë gjobitur, ndërsa janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë.

Po ashtu, procedohet penalisht edhe një 54-vjeçar që kishte zënë hapësirën publike në bregdetin e Ksamilit, duke vendosur 30 çadra dhe 60 shezlongë, e që fshihte të ardhurat që përfitonte.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrollove në zonat bregdetare, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në ankesat e marra nga qytetarët, kanë evidentuar 2 raste të prishjes së qetësisë publike nga muzika e lartë në lokale dhe një rast të pushtimit të një hapësire publike në bregdet, në Ksamil.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto 3 raste janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. Gj., 27 vjeç, banues në Korçë dhe E. H., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”;

-D. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Pajisjet që gjeneronin muzikën e lartë, 30 çadrat dhe 60 shezlongët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ksamil Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.