Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vit suksesi për shalqirin! Në Myzeqe po shitet i gjithë prodhimi

20:20 / August 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shalqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët në Myzeqe janë në sezonin e vjeljes së shalqirit.

Për ta ky vit po shënon edhe periudhën më të mirë jo vetëm në prodhim, por edhe në cilësi edhe çmim. Por këtë prodhim nuk do e shijojnë më shumë shqiptarët, sesa të huajt.

Qindra tonelata me shalqi nga sipërfaqet e tokës bujqësore të Fierit, Roskovecit e Frakullës vërshojnë drejt tregjeve rajonale dhe të Bashkimit Europian. Një nga fermerët e suksesshëm të Myzeqesë, Daniel Hoxha ka mbjell një sipërfaqe prej 60 ha me shalqi dhe pas 68 ditësh kohë që i duhen për tu bërë, sot ka vjelë rreth 50 % të kësaj sipërfaqeje.

“Siç e shikoni edhe vetë, rendimenti është goxha e mirë, dhe çmimi është shumë shumë mirë për momentin. Jemi në një fazë që e kemi kaluar 50% të sasisë së vjeljes. Malli për momentin po e dërgojmë në lituani dhe ka shumë cilësi të mirë, ka shije shumë të mirë që na favorizon edhe neve si fermerë por edhe si eksportues”, tha ai.

Gjithashtu edhe pikat e grumbullimit janë të kënaqura me prodhimin e këtij viti. Një nga grumbulluesit më të mëdhenj të zonës së Roskovecit ,Sokol Hoxha është shprehur se ky vit është i mbarë pasi po mbledhin shalqi jo vetëm nga kjo zonë por edhe nga fshatrat e Lushnjës.

“Prodhimi këtë vit ka qenë i mbarë për fermerët. Nga fillimi sezonit deri tani kam eksportuar rreth 72 kamionë, rreth 122 tonë shalqi. Eksportojmë në vendet e rajonit dhe BE. Janë të gjithë të kënaqur me këtë çmim të sivjetshëm”, tha Hoxha.

Këtë sezon, fermerët mendojnë se mundi nuk iu ka shkuar dëm pasi edhe çmimi i tregjeve vendase dhe të huaja është i kënaqshëm.

myzeqe Shalqiri shitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.