Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Përplasjen civile e shkakton arroganca e qeverisë”, Caka: 30 qershori, e dielë e zakonshme për shqiptarët

10:31 / April 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
silva caka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E diela e 30 qershorit do të jetë një ditë e zakonshme për shqiptarët, shprehet ish deputetja e LSI-së Silva Caka. Ajo thotë se janë vetë shqptarët që nuk do të lejojnë të ndodhë ajo që opozita e quan “farsë”.

“E diela e 30 qershorit, për shqiptarët do të jetë një ditë e zakonshme, e cila nuk do të prodhojë farsën elektorale të rradhës. Vetë shqiptarët dhe opozita e bashkuar nuk do të lejojnë të ndodhë përsëri një tallje e tillë, pasojat e të cilës i vuajnë të gjithë më pas. Çdokush që pretendon se do kontribuojë në zhvillimin e një farse të tillë, do të mbajë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe sa më të madhe t’a kenë peshën në këtë farsë, aq më e madhe do të jetë përgjegjësia që do të mbajnë përballë shqiptarëve”, është shprehur Caka në një intervistë për “Koha Jonë”.

Opozita kërkon shtyrje të zgjedhjeve vendore dhe zhvillimin e tyre bashkë me zgjedhje të parakohshme për pushtetin qendror, por vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Për këtë Caka thotë se “Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një nga arsyet për të cilën qytetarët shqiptarë protestojnë. Sistemi i drejtësisë, i kapur kokë e këmbë nga qeveria dhe maxhoranca, po prodhojnë padrejtësi të një niveli të paparë më herët në Shqipëri. Siç e thashë më sipër, vullneti i mirë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, e bën çdo teknikalitet ligjor e praktik, të zërë një rol dytësor. Gjithsesi, ne tashmë e kemi thënë: kjo realizohet vetëm nëpërmjet një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve për të futur një herë e mirë në shina morale, ligjore dhe kushtetuese, proceset zgjedhore në Shqipëri”.

Ndërsa për protestën e radhës së opozitës, më 11 maj, dhe nëse do të ketë një përplasje civile, Caka thotë se nuk janë protestat qytetare që e shkaktojnë, por arroganca dhe ligësia e qeverisë.

“Përplasjet civile nuk vijnë si pasojë e protestave qytetare por si rezultat i shurdhërisë dhe vebërisë së qeverisjes, për të dëgjuar dhe parë aksionin qytetar. Çdo protestë, mbart një mesazh, i cili duhet dëgjuar me përgjegjshmëri nga ata të cilët kanë në dorë të reflektojnë e të zgjidhin kërkesat e mesazheve të protestuesve. Nëse i referohemi rasteve konkrete, lind natyrshëm pyetja: si do duhej të reagonin qytetarët që banojnë në zonën “Bregu i Lumit”, kur jo vetëm po u prishen shtëpitë, nuk po marrin dëmshpërblimin që u takon por edhe dhunohen nga policia, e cila ka për detyrë t’i mbrojë ata? Si duhet të reagojnë banorët e Astirit, kur shteti tregohet i padrejtë, gënjeshtar dhe i korruptuar, përpara kërkesave të tyre? Si duhet të reagojnë gjithë shqiptarët, kur gënjehen çdo ditë nga ata të cilët duhet t’u shërbejnë e të punojnë për interesin e Shqipërisë? Pra edhe një herë, nuk janë protestat qytetare ato që shkaktojnë përplasje civile por arroganca dhe ligësia e qeverisjes, e cila për fatin tonë të keq, ndodhet në nivelet më të larta të malinjitetit karshi shqiptarëve”, tha ajo.

caka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.