Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prej 3 ditësh e bllokuar pranë një shpellë në Karaburun, policia shpëton turisten italiane

18:00 / August 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Uniformat blu i kanë ardhur në ndihmë një turisteje italiane e cila ishte bllokuar në Karaburun prej tre ditësh.

Policia bën me dije se turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Karaburun Shërbimet e Policisë, pas gati 12 orësh kërkime, gjejnë afër një shpelle në Karaburun, një turiste italiane që kishte mbetur aty, pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak se i kishin mbaruar uji dhe ushqimi.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, menjëherë pas njoftimit nga një shtetas italian, se një shtetase italiane me të cilën ai po eksploronte zonën e Karaburunit, prej 3 ditësh, kishte mbetur afër një shpelle në këtë zonë pasi e kishte të pamundur lëvizjen për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit, kanë shkuar në këtë zonë, bashkë me shërbimet e repartit “Delta”.

Pas gati 12 orësh kërkime, bashkë me disa specialistë të zonave të mbrojtura dhe pjesëtarë të guidave turistike që njihnin zonën, në bazë të orientimit me hartë, nga turisti italian, është bërë e mundur gjetja e shtetases italiane, në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Petrunës”.

Turistja italiane mori ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikur për jetën. Ajo ka falënderuar punonjësit e Policisë që i shkuan në ndihmë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.