Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në një lokal në Kosovë.
Mediat vendase shkruajnë se nga të shtënat e ndodhura në një lokal në qendër të Prishtinës janë plagosur 17 persona mes të cilëve njëri në gjendje të rëndë.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili ka thënë detaje rreth gjendjes së tyre.
“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tupitura. Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, prej këtyre gjashtë të tjerëve, një nga ta pret që të hyjë në sallën e operimit, por gjendja e tyre është stabile. Mosha e pacientëve sillet prej vitit 1984 deri në 2003”, ka deklaruar Syla.
