Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Udhëtim i rrezikshëm i emigrantëve afrikanë, rrezikojnë jetën në kërkim të një jete më të mirë

15:05 / August 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c2a6157 ppp htn121 europe migrants britain 0315 11
Migrants are brought ashore by the RNLI (Royal National Lifeboat Institution) and police after being rescued while crossing the English Channel, in Dungeness, Britain, March 15, 2022. REUTERS/Henry Nicholls
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e tyre të dhjetë në det, katër emigrantë nigerianë që kalonin oqeanin Atlantik duke qëndruar mbi një hapësirë ​​të vogël mbi timonin e një anijeje, mbetën pa ushqim dhe ujë.

Katër ditë më vonë, pasi mbijetuan duke pirë ujin e detit, ata u shpëtuan nga policia federale braziliane në qytetin port juglindor të Vitoria duke i dhënë fund një udhëtimi  jashtëzakonshëm të vështirë.

Emigrantët kishin shpresuar të shkonin në Evropë dhe u  habitën kur mësuan se në fakt kishin shkuar në Brazil.

“Mendova se do të shkoja në Evropë dhe më pas papritmas e gjeta veten në Brazil, në Vitoria. Kur erdhi policia, nuk e dija se ku isha. Pastaj ata më pyetën ‘A e dini se ku ndodheni?’ Unë thash jo. Ata  vijuan duke pyetur sërish se ku ndodhesha dhe pastaj kuptova që isha në Brazil. Pastaj mendova, pra ky qënka Brazili. Unë mbërrita në Brazil. Jam  shumë i lumtur.”

Dy prej emigrantëve janë kthyer në Nigeri, ndërsa  dy emigrantët e tjerë Yeye, nga shteti Lagos, dhe Roman Goimene, një 35-vjeçar nga shteti Bayelsa, kanë aplikuar për azil në Brazil.

“Lutem që qeveria e Brazilit të kenë mëshirë për mua, dhe ndoshta pse jo edhe  të më gjejnë një punë më të mirë që unë të punoj”.

Të dy  emigrantët thonë se vështirësitë ekonomike, paqëndrueshmëria politike por edhe dhuna i detyruan të braktisë vendin e tyre të lindjes.

“Unë jam një qytetar i Nigerisë, në Nigeri ju nuk keni të drejta, kështu që vazhdova të mendoja se çfarë të bëja, nuk i thashë askujt që po planifikoj të largohem nga vendi sepse  e para nuk kisha një pasaportë, nuk kisha vizë dhe as para për të  aplikuar për vizë. Kështu që mësova se do të vinin katër anije, dhe  vendosa që nëse do të kisha mundësi të hyja në një anije do ta bëja një gjë të tillë, nuk më interesonte se ku do më conin mjaftonte vetem te largohesha.”

“Është zgjedhja ime. Nëse diçka nuk funksionon, duhet të largohesh. Nuk po funksiononte ekonomia, nuk po ecte asgjë në Nigeri. Para se të vija këtu kam qenë i pastrehë, pa shtëpi, pa familje. Më duhej të vendosja dhe kjo është zgjidhja ime.”

Roman thotë se udhëtimi i tij për në Brazil filloi më 27 Qershor, kur një mik i tij me profesion peshkatar u nis me anije dhe i tregoi se ku duhej të qëndronte. Për habinë e tij, ai gjeti tre persona të tjerë atje, duke pritur që anija të nisej.

Ai shpjegon se ishte i tmerruar pasi nuk i njihte shokët e tij të rinj të anijes dhe ishte i shqetësuar se ata mund ta hidhnin në det në çdo moment.

“Ishte një përvojë e tmerrshme për mua. Ishte hera e parë, nuk e kisha provuar kurrë më parë. Por, meqenëse e kisha vendosur tashmë të largohesha, mora guximin. Por nuk ishte e lehtë. Anija dridhej nga dallgët e detit. Isha shumë i frikësuar, por tani jam këtu në Brazil”.

Pasi anija po lëvizte, emigranti Nigerian tha se ai dhe të tjerë kanë bërë çdo përpjekje që të mos zbuloheshin nga ekuipazhi i anijes.

Për të parandaluar rënien në ujë, ata montuan një rrjetë rreth timonit dhe u lidhën me të me një litar. Rreziku rritej edhe për shkak të peshkaqenëve të pranishëm në oqean.

Ky rrugëtim i vështirë i emigrantëve nigerianë është dëshmi se si shumë njerëz nga vendet e treta ndërmarin rrugëtimin e rrezikshëm në kërkim të një jete më të mirë.

afrikane rrezikshem udhetim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.