Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tedi Blushi: Një kullë 58 kate do ndërtohet në zemër të Tiranës. Babëzi për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbër

15:09 / August 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tedi Blushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar betonizimin në Tiranë. Ai shkruan se një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës, pranë bashkisë. Sipas tij babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim.

Reagimi i Tedi Blushit

Babëzia dhe marrëzia për të shkatërruar çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës, nuk është gjë tjetër veçse korrupsion dhe përfitim personal i Erion Veliaj në kurriz të shëndetit të qytetarëve dhe të vetë kryeqytetit, që armik më të madh se ky Kryetar Bashkie nuk ka njohur kurrë.

Një kullë 58 katshe do ndërtohet në zemër të Tiranës në të vetmin park që kishte mbijetuar derimë tani shumë pranë Bashkisë së Tiranës. Një tjetër monstër betoni që nuk do të sjellë asgjë për kryeqytetin dhe banorët e tij, vetëm sa do t’i shtojë shëmtinë, do t’i asgjesojë edhe këtë trashëgimi, do të sjellë më pak oksigjen dhe më shumë ndotje të ajrit, më shumë sëmundje për mushkëritë e qytetarëve, një hapësirë publike të gjelbërt dhe një kend shplodhje më pak, dhe pa diskutim më shumë trafik.

Vetëm Erion Veliaj dhe klientët e tij do të përfitojnë më shumë para! Më shumë para në kurriz të jetëve të qytetarëve dhe të vetë Tiranës, që çdo ditë po asgjesohet nga babëzia, korrupsioni dhe paligjshmëria!

Ky është krim dhe autori është Erion Veliaj!

Tedi Blushi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.