Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Begaj përkujton 115-vjetorin e lindjes së Eqrem Çabej

20:22 / August 6, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eqrem Cabej
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përkujtoi Prof. Eqrem Çabej, emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike në 115-vjetorin e lindjes së tij.

“Shpreh gjithë nderimin dhe mirënjohjen time si President i Republikës së Shqipërisë për Prof. Eqrem Çabejin sot në 115-vjetorin e lindjes së tij, jeta dhe vepra e të cilit e bëjnë akademikun tonë të madh emrin më përfaqësues të shkencave albanologjike.

Me përkushtimin, vizionin dhe punën e palodhur prej patrioti të madh dhe intelektuali të shquar, si shkencëtar i rendit të parë, por edhe si dijetar, mendimtar dhe pedagog brilant, Eqrem Çabej jo vetëm i dha identitet shkencor akademizmit shqiptar, por çështë më e rëndësishme i çeli horizonte të qarta duke e orientuar atë kah hullia e duhur, në të mirë të zbulimit dhe argumentimit shkencor të autoktonisë së shqiptarëve në trojet e të parëve të tyre, të vazhdimësisë iliro-shqiptare, të etnogjenezës ilire dhe prejardhjen e shqiptarëve prej tyre”- tha në mesazhin e tij Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vazhdoi më tej mesazhin e tij duke thënë: “Për gjithçka i dha vendit, popullit dhe kombit tonë, Eqrem Çabej meriton e do të meritojë përjetë nderimin dhe mirënjohjen e brezave shqiptarë në shekuj”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.