Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Lulishtes së fundit po i vjen fundi. Tirana po kthehet në një fjetore që nuk ka jetë

09:34 / August 7, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
366285447 853398476149538 7862089017968016092 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se lulishtes së fundit të Tiranës po i vjen fundi. Përmes një postimi në Facebook, ajo thekson se Tirana po kthehet në një fjetore që nuk ka jetë. Njerëzit janë kthyer në banorë të një qyteti që ofron kutitë e betonit si shtëpi, pa identitet, pa urbanizim. “Prej dekadash Tiranën e qelbte një moçal që ishte burimi ndotjes dhe modeli perfekt i zhvillimit. Aty u vendos në 2011 të ndërtohej një park, për të mbyllur një herë e mirë epokën e një Tirane të mbytur në pisllëkun e asaj grope. Fatkeqësisht asaj lulishte i erdhi goditja nga ata që kanë vendosur të shkatërrojnë Tiranën duke i zhdukur çdo copëz identitare. Akoma më keq, sot një qytet pa identitet po e kthejnë në të pajetueshëm”, shprehet ajo në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Lulishtes së fundit të Tiranës po i vjen fundi. Prej dekadash Tiranën e qelbte një moçal që ishte burimi ndotjes dhe modeli perfekt i zhvillimit. Aty u vendos në 2011 të ndërtohej një park, për të mbyllur një herë e mirë epokën e një Tirane të mbytur në pisllëkun e asaj grope.

Fatkeqësisht asaj lulishte i erdhi goditja nga ata që kanë vendosur të shkatërrojnë Tiranën duke i zhdukur çdo copëz identitare. Akoma më keq, sot një qytet pa identitet po e kthejnë në të pajetueshëm. Fatkeqësisht këto ndërtime po i vjedhin shpirtin dhe të ardhmen familjeve. Jo vetëm se ofrojnë betonin dhe jo planifikimin urban por sepse përmes pastrimit të parave ofrojnë një të ardhme të pandershme dhe të pabarabartë. Kjo pandershmëri ka prodhuar këtë ekonomi ku çmimet rriten artificialisht ndërsa çiftet e reja e kanë ta pamundur të blejnë një apartament sado punë të mira të kenë.

Tirana po kthehet në një fjetore që nuk ka jetë. Njerëzit janë kthyer në banorë të një qyteti që ofron kutitë e betonit si shtëpi, pa identitet, pa urbanizim. Një fjetore e madhe prej betoni!
Këtë zhvillim nuk e do askush përpos bashkëortakëve që nuk kanë në dëshirë të ndërtojnë qytete të banueshme por lavatriçe të mëdha parash. Ky zhvillim nuk është oferta e duhur për pronën, por kurthi ngritur nga ortakët bashkëfajtorë që qëllimisht këtë situatë e konsiderojnë zhvillim. Një qytet i tillë nuk ofron asgjë veç flluskave dhe piramidave ekonomike ku në fund do humbasin qytetarët ndërsa bashkëfajtorët do përpiqen të justifikohen se kështu qe sistemi!

Pikërisht këtë sistem mbrojti mazhoranca socialiste dy javë më parë në parlament duke rrëzuar propozimet ligjore që prezantova. Një grup ndryshimesh që do të frenonin investimet e ortakëve bashkëfajtorë në kulla të tilla me fonde të dyshimta. E rrëzuan sepse kërkojnë që askush mos ketë përgjegjësinë të kontrollojë fondet e atyre që ndërtojnë. E rrëzuan sepse askush nuk do të ofrojë transparencën e ndërtuesve me zero kapital që lulëzojnë në kulla. E rrëzuan sepse siç edhe kanë dëshmuar këto javë krimi organizuar konvertuar dhe investitor (strategjik) mbeten partnerët e një mazhorance që e konsideron edhe sot veten e paprekshme!

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.