Një mrekulli ka ndodhur. Rojet bregdetare në Florida shpëtuan një burrë që po lundonte me një varkë gjysmë të mbytur rreth 12 milje larg bregut.
25-vjeçari Charles Gregori kishte dalë për të peshkuar në oqeanin Atlantik dhe prej 35 orësh nuk kishte kontaktuar me njeri, gjë që bëri familjarët të njoftojnë autoritetet. Ai u pikas nga helikopteri, i cili dha koordinatat e sakta që cuan në evakuimin e tij.
“Ai ishte trembur për vdekje. Më tregoi se gjatë këtyre orëve në det i ishte lutur Zotit më shumë se kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij”, tregon babai i 25-vjeçarit.


