Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar në qytezën e Libofshës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Në pranga u vu Emiliano Gjika, i cili në gjendje të dehur qarkullonte i armatosur me automatik në rrugët e Libofshës, duke shkaktuar panik te banorët, të cilët njoftuan policinë.
Ai sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal dhe u mundua të largohej, por u neutralizua nga efektivët. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit.