Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.
Gjatë orëve të pasdites është krijuar radhë në pikën kufitare të Kakavijës, por pala shqiptare është duke punuar me sportele të shtuara.
Fluksi është po i njëjtë me atë gjatë fundjavës. Pala shqiptare është duke punuar me 8 sportele, ndërsa pala greke me 5 sportele.
Ndërsa situata në pikën kufitare të Kapshticë është më e qetë
Mësohet se maksimumi i pritjes në Kapshticë ka qenë rreth 15 – 20 minuta. Për sa i përket ditëve në vijim, sipas autoriteteve parashikon lëvizje të shtuara.
