Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Thatësira kërcënon të vjelat e rrushit në Spanjë

21:20 / August 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vreshtat në të gjithë rajonin e njohur të Katalonjës nga ku prodhohet vera e gazuar “Cava Penedes” janë tharë për shkak të nxehtësisë. Rrënjët e hardhive 30-vjeçare janë shkatërruar për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Spanjën përgjatë kësaj vere.

Rajoni verilindor është ndër më të prekurit nga thatësira, duke regjistruar një fillim viti të thatë që në katër muajt e parë të 2023.

“Kemi frikë se kjo thatësirë  do të vazhdojë. Frika e madhe është kjo, se ajo do të jetë shkatërruese për të gjitha vreshtat tona.”

Thatësira e vazhdueshme ka bërë që vreshtarët të cilët prodhojnë verë të gazuar të humbasin nga 35 deri në 55% të rrushit për shkak të mungesës së shiut.

“Ndryshimet klimatike na ndikojnë jo vetëm në prodhim, por edhe në ndryshimin e vreshtarisë. Dhe mendoj se e ardhmja do të shkojë kështu, thatësira do të shkatërrojë vazhdimisht vreshtat por ne duhet që të përpiqemi të ripërdorim ujin që kemi dhe në fund, pak nga pak do të kemi rrush cilësor në zonë.”

Shumica e verërave të gazuara siç është Cava Penedes shitet jashtë Spanjës prodhuesi i dytë më i madh në botë i verërave të gazuara pas Francës. Vitin e kaluar sektori prodhoi 249 milionë shishe, 4.6% më shumë se në 2021.

Ndërsa thatësirat dhe temperaturat më të larta se zakonisht pritet të intensifikohen si pasojë e ndryshimeve klimatike, disa prodhues po kërkojnë zgjidhje kreative dhe që qeveria të ofrojë masa.

Disa prej kantinave në Spanjë po ripërdorin ujin për të ujitur vreshtat, duke i ndarë hardhitë në mënyrë që ato të thahen më pak ose përdorur fara dhe varietete të tjera që konsiderohen më rezistente ndaj thatësirës.

rrushi Spanje thatesira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.