Një tifoz i AEK-ut grek ka mbetur i vrarë në një përleshje mes futbolldashësve të atij klubi dhe Dinamos së Zagrebit.
Një i ri 22-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë dhe u plagosën katër grekë dhe katër kroatë. 82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman dhe dy grekë, u arrestuan, sipas televizionit.
Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit t tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.
