Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Radhë në kufi me Greqinë/ Takim mes drejtorive të policisë kufitare, merren masa për normalizimin e situatës

11:20 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapshtice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme ka pasur një takim në qendrën e bashkëpunimit policor dhe doganor në Kakavijë mes drejtorive të policive kufitare greke dhe shqiptare.

Në një prononcim për mediat, drejtori i policisë kufitare shqiptare, Saimir Boshnjaku është shprehur se takimi ka qenë në kuadër të bashkëpunimit dhe menaxhimit të situatës në kufi.

Ai ka shtuar se fluksi i kalimeve po shtohet dita-ditës dhe herë pas here ka pasur radhë të gjatë, por sot janë marra masa, që të bëjnë të mundur normalizimin e situatës.

Sipas tij masat e marra sot në bashkëpunim edhe me palën greke do të jenë shumë të rëndësishme për sezonin turistik.

“Patëm një takim me drejtorin e policisë kufitare të palës greke, lidhur me menaxhimin e situatës në pikat e kalimit në kufi me Greqinë.

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh themi se situata është normale, pavarësisht se fluksi po shtohet nga dita ditës. Besoj se kemi marrë masat e duhura dhe do të jemi shumë efiçent te pjesa e menaxhimit te pikat e kalimit.

Me palën greke dhe sidomos departamentin e policisë kufitare të emigrancionit ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm, është real dhe do të jetë i prekshëm për te gjithë qytetarët.

Kërkojmë ndjesën e qytetarëve pasi në disa raste ka pasur radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme, por besoj se me masat që do të merren nga të dyja anët situata do të jetë normale.

Falenderojmë edhe palën greke për bashkëpunim dhe besojmë se kjo do të jetë një arritje e rëndësishme për këtë sezon turistik” tha Boshnjaku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.