Në Itali kanë shpërthyer polemikat pas një veprimi që këngëtari legjendar Eros Ramazzotti ka bërë gjatë një koncerti. Ai ka qenë duke performuar një nga këngët e tij më të suksesshme, pikërisht atë kushtuar të bijës, Aurora, e cila ka ardhur në jetë nga martesa e tij me yllin e televizionit italian, Michelle Hunziker.
Gjithçka nisi të marrë vëmendjen e mediave dhe të vetë fansave të këngëtarit, kur ky i fundit, gjatë koncertit, teksa këndonte së bashku me të bijën këngën kushtuar asaj, në një moment e puth në buzë.
Një gjest që ka revoltuar në masë të pranishmit jo vetëm në koncert, por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale. “Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan dikush.
