7 zyrtarë të lartë të policisë greke janë shkarkuar në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan mbrëmë në Athinë, ku humbi jetën një 29 vjeçar, si dhe u plagosën 8 të tjerë.
Për këtë arsye, Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff.
Të papranueshëm dhe dështim të policisë e ka cilësuar ministri Oikonomou kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet.
Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera.
