Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës, patrullime të përbashkëta

14:15 / August 8, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiaaa 746x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës, patrullime të përbashkëta për të rritur parametrat e sigurisë në akset më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit, të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht, vijojnë të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në Rrugën e Kombit, Lezhë, Durrës dhe në akse të tjera rrugore që lidhin zonat bregdetare të vendit.

Objektivat madhorë të patrullimeve të përbashkëta, bashkërendimi i burimeve policore dhe atyre logjistike, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Këto objektiva synohet të përmbushen përmes: këshillimit, orientimit dhe informimit të qytetarëve, turistëve dhe pushuesve, marrjes së masave për lehtësimin e qarkullimit rrugor dhe për shmangien e radhëve të gjata, si dhe përmes konstatimit me mjete të teknologjisë bashkëkohore, dhe ndëshkimit konform ligjit, të shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore apelon për qytetarët, turistët dhe pushuesit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë mbrohet jeta dhe shëndeti i çdo përdoruesi të rrugës. Gjithashtu, garanton reagim të menjëhershëm ndaj çdo kallëzimi për shkelje të këtyre rregullave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.