Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush e kultivoi drogën në repartin e Zall-Herrit? Detaji që mund t’i nxjerri zbuluar tre ushtarakët

09:56 / August 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3659
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Droga e gjetur brenda repartit ushtarak të Zall-Herrit është një skandal i madh, ku shtabi i përgjithshëm ka marrë masa për 14 ushtarakë. Deri tani nga hetimet, ende nuk janë konstatuar kush janë kultivuesit, banorët e zonës apo kanë bashkëpunëtorë, ndërsa kjo pritet të konfirmohet nga policia kriminale.

Gjykata e Tiranës la në burg të akuzuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të 125 rrënjëve kanabis në repart, shefin e sigurisë së repartit, Gramoz Mullai, dhe dy specialistët Rustem Koçi dhe Gentian Zhuda.

Teksa 3 ushtarakët përgjegjës për të ruajtur repartin ushtarak të Zall-Herrit janë në burg për parcelën e kanabisit që u zbulua brenda tij, mister ngelet se kush janë kultivuesit. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e arrestuar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit.

Tre ushtarakët e arrestuar, Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda, kanë firmosur një dokument në periudhën qershor-korrik, ku ata konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit.

Në vendin ku ishte kultivuar kanabisi janë gjetur si prova një bidon plastik dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme, ku mund të gjenden shenja e gishtërinjve, provë e rëndësishme për të zbuluar autorët e kultivimit të kanabisit.

Zall Herr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.