Sali Berisha ka hedhur akuza, duke thënë se po bëhen përpjekje për të mbyllur hetimet për aferën e inceneratorëve, që i quajti qesharake e të rrezikshme.
“Rama është në mënyrë më të padiskutueshme ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere. Përpjekja për të mbyllur hetimet për vjedhjen e shekullit me 3 persona në arrati, Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton është një përpjekjet më antiligjore, më qesharake dhe më të rrezikshme.
Dhe kjo në fakt siç e shihni, propaganda, por jo vetëm porpaganda, këtu e ka qëllimin madhor. Asambleja anti-Damian është pjesë e hetimit, por e hetimit strikt partiak për ti thënë popullit se unë e shkarkova Gjiknurin.
E vërteta është se Rama është në mënyrë më të padiskutueshme ligjërisht e penalisht përgjegjësi kryesor i kësaj afere”, tha Berisha.
