Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Policia dëgjoi në telefon vrasjen e shqiptarit”- Publikohen detaje të reja nga masakrimi i të riut në Britani. Zbulohet biseda me efektivët

23:06 / August 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3719
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gati dy vite pas vrasjes së një të riu shqiptar një në fermë kanabisi, mediat në Britani kanë publikuar të tjera detaje. Sipas Daily Mail, ka qenë një punonjës i sallës operative që ka dëgjuar në telefon vrasjen e të riut shqiptar Xhovani Pepaj, 25 vjeç.

I riu u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e drejtuar nga rivalët e tyre, pas përplasjeve mes dy grupeve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që ka ndodhur më 4 dhjetor 2021, po gjykohen 6 persona.

Tre prej tyre janë shpallur tashmë fajtorë për vrasje, Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19 vjeç dhe Bartosz Malawski, 28 vjeç. Ndërsa Nathan Rainforth, 22 vjeç, Donte Simpson-Palmer, 19 vjeç dhe Ray Renda, 22 vjeç, janë dënuar për vrasje nga pakujdesia.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se Stewart përdori telefonin e Pepajt për të telefonuar policine  dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate.”

Banda u fut në banesë në orën 03:24. Shqiptari fillimisht ka marrë në telefon anëtarët e grupit të tij, të cilët kanë shkuar 10 minuta pas ngjarjes, por nuk u futën dot brenda.

Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski. Pasi e goditën për vdekje 25-vjeçarin, 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu sikurse edhe policisë.

Disa minuta më vonë, Amoako i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.