Një 62-vjeçar i armatosur është mbyllur brenda banesës së tij në Maliq dhe ka hapur zjarr në drejtim të policisë, duke mos pranuar të dorëzohet.
Mësohet se Ramiz Muçollari kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.
Në momentin që uniformat blu kanë shkuar në banesën e tij në fshatin Qesarakë, kryefamiljari ishte mbyllur në shtëpi dhe i armatosur.
