Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

 Zbardhen detaje nga letërporosia e Kenias: Shoqja e dhomës së Joyt në Tiranë i ka thënë motrës autorin e vrasjes

11:32 / August 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Joy Ayokos
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjen e përgjigjes së letërporosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare lidhur me çështjen e vdekjes së vajzës keniane Joy Ayoko. Tre ditë më parë Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare, të cilën nëna ia ka dërguar 3 ditë më parë.

Po ashtu mësohet se përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.

Janë publikuar të dhëna e dëshmi ku është zbuluar se shoqja e dhomës së Joyt, Emily Mutua i ka thënë motrës së Joyt autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të pyetet edhe motra e Joyt. Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.

Autoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joyt, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme. Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026

Rama urdhëron ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

19:28 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.