Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Debati për kullën, Veliaj: Sherr midis dy copave të PD, kokat hëngshin; Ka analistë që jetojnë në vila nga gjobvënia

14:06 / August 12, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1689674725 erionveliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i bashkisë së Veliajt e quajti të stisur debatin për “Malin e Tiranës”. Veliaj tha se çdo gjë është bërë transparente duke hedhur poshtë akuzat e PD-së por dhe të tjerëve të përfshirë në debat.

“Është shumë kollaj të bësh lajmë, është shumë kollaj të imitosh “Mjaftin” në vakt, sigurisht me një performacë shumë mediokre, por ajo është gjëja më e kollajtë. Sot është shumë më e vështirë të marrësh këto vendime për të shpronësuar 20 mijë m2, 20 mln euro, i bie që investime e bashkisë së Tiranës, për një 1 ose 2 vite. Kjo  nuk qëndron. Jo vetëm kaq por nuk do t’i qëndronte as testit të Gjykatës. Kjo është, për të sqaruar që ajo zonë që ishte dhënë për ndërtim në gropën Sejdia, mirëmbahej nga Bashkia e Tiranës për efekt estetik derisa të kishin një vendimmarrje tjetër. Si ndodhi kjo vendimmarrje tjetër. Unë kam qenë anëtar në atë konkurs. Të gjitha personazhet që sot tregohen të shokuar e kanë pasur live. Ka qenë në transparencë totale. Grupi danez ishte aq impresionues dhe kishin bërë me aq pasion, dhe kishin aq detaje, fabulës së asaj ndërtese, saqë u impresionua edhe juria vendos unanimisht. Pro kjo gjithashtu kjo vendimmarrje ndodhi në televizion. Në mars jepet leja nga Këshilli Kombëtar, por dhe kjo bëhet publike. Menjëherë pasi mbaron mbledhja, botohen në fletoren zyrtare, botohen online. Pra të thuash që këta zbuluar diçka në gusht, është krejtësisht patetike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se i gjithë ky debat i stisur është një sherr mes dy copave të PD-së. “Ajo që në fakt ndodhi është në korrik rikonfirmohet një segment i Partisë Demokratike në detyrë, që është PD-ja e vulës dhe fillon sherrin e brendshëm me PD-në e Saliut, në qoftë se mund ta quaj kështu. Kështu që është një sherr mes dy copave të PD-së sepse ata mendojnë se si në kohë të tyre ku çdo gjë bëhej me gjobëvënie, ku çdo gjë bëhej për të copëtuar dhe për të trajtuar qytetin si plaçkë, ata mendojnë se kështu bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vet vriste, ai mendon që të gjithë njerëzit vrasin. Siç ndodhi në 21 janar. Duhet qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij paraprakisht, edhe gjithçka që ndodhi aty, përfshirë dhe rastin fatkeq te hedhjes në erë të 26 vetave, ai mendon se kështu i bëjnë të gjithë njerëzit planet. Pra në Partinë Demokratike problemi dhe sherri brenda llojit është i tillë sepse ata besojnë dhe mendojnë që të gjithë shqiptarët funksionojnë kështu. Gjithë shqiptarët janë vrasës, gjithë shqiptarët hedhin njerëz në erë për fitim. Nuk është kështu! Ndodhi në mënyrë transparence”, tha ai.

Veliaj shtoi se ata analistë që akuzojnë sot, janë të gjithë me vila që kryesisht i kapin nga gjobëvënia. “Merrni kamerën shkoni në stadium, do të keni këtu gjithë analistët. Vet janë të gjithë me vila që kryesisht i kapin nga gjobëvënia. Keni sot gazetarë dhe analistë që jetojnë shumë më mirë se ata njerëz që kanë 30-40 vite që punojnë. Kështu që në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të Partisë Demokratike, dhe mendojnë që do i lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Përsa i përket Bashkisë së Tiranës, konkursi ishte transparent, transparente leja, transparent taksa, kurse për sa i përket sherreve që ka brenda Partisë Demokrate thoshin gjyshet tona: Kokat hëngshin. Por në qoftë se mendoni se ne jemi duke i qarë hallin kë të ndihmojmë vulën, apo Saliun, unë them përsëri kokat hëngshin, sepse Shqipëria ka parë keq si nga ajo familje e bashkuar, si nga ajo familje e copëtuar, ka prodhuar vetëm ligësi”, deklaroi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.