Gjatë takimi për “Bashkinë që duam”, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se ky është momenti final për t’i rikthyer Shkodrës identitetin që i dhanë të parët tane dhe drejtimin e duhur.
“ Kemi bërë disa investime të tjera rreth e përqark Shkodrës, aty ku është përgjegjësia e jonë si qeverisje qëndrore. Zgjedhjet vendore janë instrumenti jonë më i mirë dhe i duhur që të punojmë me njërëzit dhe për njërëzit dhe t’i japim mbështeje Partisë Socialiste në mënyrë që ne në Shkodër të kemi drejtimin e Bashkisë mbas 30 vjetëve dhe të kemi mundësinë që sëbashku me qeverinë qëndrore atë punë të mirë që bëjmë në Malsi të Madhe, në Puke, në qarkun tonë të paktën, të kemi mundësinë ta bëjmë edhe në Shkodër”, tha ai.
Po ashtu Bushati shtoi se, kjo qeveri ka detyrimin për të punuar për ata që i kanë votuar, por edhe ata që i shohin me skepticizem, si dhe për të ofruar një reforme më të madhe në fushën e shërbimeve.
