Menopauza nënkupton përfundimin permanent të ciklit menstrual te femrat. Gjatë kësaj kohe, gratë mund të kenë simptoma të pakëndshme që lidhen me ndryshimet hormonale në trup.
Dr. E. Freeman dhe kolegët e tij nga Universiteti i Pensilvanisë zhvilluan një studim 9-vjeçar të grave gjatë menopauzës.
-Përmes pyetësorëve, ata kuptuan se gjatë menopauzës gratë mund të kenë ndryshime të papritura në humor, pa një arsye konkrete. Me kalimin e kohës, ndryshimet e humorit bëhen më të pakta së bashku me ndryshimet fizike.
-Ndryshimet në temperaturën e trupit. Në fillim, gratë ndjehen të ethshme dhe të djersitura, ato bëhen të kuqe në fytyrë dhe në qafë, dhe pastaj kanë ftohtë. Kjo ndodh më shumë tek gratë nga 45 deri në 55 vjeç.
-Probleme me gjumin: Problemet e gjumit janë një nga ankesat më të njohura të grave që kanë menopauzë. Studiuesit zbuluan se problemet e gjumit ndodhin në faza të ndryshme të menopauzës, por ato lidhen me depresionin dhe valët e nxehtësisë.
-Probleme me kujtesën: Ato gra që kanë më shumë simptoma e nxehtësisë dhe të ftohtit kanë dhe problem të vogla me kujtesën, të cilat zgjidhen me kalimin e kohës. Asgjë për t’u shqetësuar.