Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shisnin kanabis në lokalet e Sarandës, arrestohet 18 vjeçari, procedohet një tjetër

10:35 / August 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 18 vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është proceduar penalisht për drogë. 18-vjeçarit iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Ndërsa 27-vjeçarit të proceduar iu gjetën disa doza kanabis që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen. Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Goditen 2 raste të tjera të shitjes së dozave të cannabis sativës, në lokale në vijën bregdetare të Sarandës.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 17”.

Për këto raste vihet në pranga një 18-vjeçar, procedohet penalisht një 27-vjeçar dhe sekuestrohen qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të sezonit turistik 2023, kanë vijuar kontrollet dhe patrullimet e mbështetura nga inteligjenca policore, për të konstatuar dhe goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në lokale në vijën bregdetare.

Si rezultat, u finalizua operacioni policor i koduar “Parts 17”, në kuadër të të cilit:

-u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 18 vjeç, banues në Austri, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën qindra doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen:

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Z., 27 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026

Rama urdhëron ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

19:28 / October 22, 2026

Pas kërkesës zyrtare të Partisë Demokratike të Kosovës, Presidentja kthen për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

19:12 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.